AKTUALITET, 5 Dhjetor 2025, 11:40

Akuzat/ E pandehur për dosjen 'Veliaj', ish-deputetja Bushka kërkon pushimin e çështjes ose shpalljen e moskompetencës nga GJKKO

Akuzat/ E pandehur për dosjen 'Veliaj', ish-deputetja Bushka

Ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka, e cila u mor e pandehur në dosjen e Erion Veliajt, ka kërkuar pushimin e çështjes.

Në GJKKO po vijon seanca për dosjen e kryebashkiakut Veliaj. Nderkohe qe a përfunduar me mbrojtjen, ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka. Mësohet se mbrojtja e Bushkës ka paraqitur 3 kërkesa.

Fillimisht Bushka kërkon pushimin e çështjes, por në rast se kjo kërkesë nuk pranohet, ajo kërkon veçimin e çështjes së saj dhe moskompetencën nga GJKKO, si edhe gjykim të shkurtuar.

Në mënyrë alternative, mbrojtja ka kërkuar gjykim të shkurtuar, si edhe ka ngritur pretendimin për moskompetencë të GJKKO-së, me arsyetimin se Bushka ka humbur statusin e subjektit që i nënshtrohet kësaj gjykate dhe për këtë arsye çështja duhet të kalojë në gjykatën e zakonshme.

“Pushim të çështjes, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale, në alternativë gjykim të shkurtuar dhe moskompetencë e GJKKO-së për shkak të humbjes së subjektit dhe kalim të çështjes në gjykatën e zakonshme”, tha mbrojtja.

SPAK e akuzon Bushkën për veprën penale të kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Ajo dyshohet se ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK.