AKTUALITET, 5 Tetor 2022, 22:26

Aksidenti me një të plagosur në Lezhë, policia jep detajet

Aksidenti me një të plagosur në Lezhë, policia jep detajet

Policia ka dhënë informacionin zyrtar të aksidentit mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Milotit.

Sipas bluve, shtetasi H.T. 39 vjeç ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe është përplasur me trafikndarësen dhe është

Si pasojë e përplasjes, nga mjeti i tij tip “Ford” janë shkëputur disa pjesë dhe kanë rënë mbi mjetin tip “Audi” e cila drejtohej nga shtetasja K.D.

Ajo ka pësuar dëmtime e për pasojë është nisur drejt Spitalit të Traumës për mjekim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:20, në Fushë Milot, shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip “Ford” me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip” Ford” janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip ” Audi” që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.