AKTUALITET, 5 Tetor 2022, 21:53

Aksident i katërfishtë në aksin Lezhë-Milot, plagoset një person! Dërgohet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës

Aksident i katërfishtë në aksin Lezhë-Milot, plagoset

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Milotit.

Nga informacionet e para, një vajzë ka mbetur e plagosur rëndë. Ajo është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.