AKTUALITET, 23 Nëntor 2022, 14:24

Aksident në Shijak, humb jetën 40-vjeçari

Aksident në Shijak, humb jetën 40-vjeçari

Aksident me pasojë vdekjen në Shijak. Një 40-vjeçar, teksa ishte duke drejtuar motomjetin e tij në fshatin Rrotull, ka humbur kontrollin e më pas është përplasur me trafikndarësen e rrugës. 

Si pasojë e përplasjes, personi me inicialet B. B. ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull, Shijak, shtetasi B. B., rreth 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.