AKTUALITET, 23 Nëntor 2022, 13:21

“Manipulimet në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK”, Niko Peleshi komenton deklaratat e Yuri Kim

“Manipulimet në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është shprehur se tentativat për deformime në procesin e Reformës në Drejtësi, e shqetësojnë shumë edhe qeverinë shqiptare.

Komentet Peleshi i bëri teksa u pyet lidhur me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim për manipulim të procesit të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Peleshi shtoi se qeveria ka qenë iniciatore e procesit të Reformës në Drejtësi dhe sipas tij është për vijimin me sukses të saj.

Peleshi: Apel qytetarëve që të jenë mjaft të kujdesshëm. Problematikë mbeten rezervuarët në vend. Ka patur pak fonde për restaurimin e rezervuarve. Vëmendje për bashkitë që të hartojnë, pra me buxhetin që vjen për investime në rezervuare posaçërisht. Po punojmë për t’i dhënë prioritet të gjitha punimeve për rezervuarët. Këto janë pak a shumë situate e sotme.

Një informacion tjetër, lajm pozitiv, për shkak të rënies së djeshme, shkarkimet nga Komani dhe Vau i Dejës janë minimizuar dhe nuk përbëjnë më shqetësim.

Gazetarja: Ambasadorja amerikane Yuri Kim dje bëri një deklaratë për manipulim mbi zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, si e konsideroni ju?

Peleshi: Nuk jam këtu për të mbajtur një qëndrim në emër të qeverisë për çështje që janë jashtë temës. Reforma në drejtësi ende nuk ka përfunduar. Unë ju sugjeroj në emër të qeverisë nëse doni, ashtu siç e iniciuam këtë reformë, do të vijojmë ta mbështesim këtë reformë.

Çdo ngjarje e pakëndshme që e deformon procesin, patjetër që e shqetëson njëlloj edhe qeverinë shqiptare dhe ne jemi në krahun e përsosjes së reformës. Ne do të përpiqemi që kjo reformë të arrijë rezultate historike.