AKTUALITET, 29 Nëntor 2023, 23:11

Aksident në aksin Berat-Dimal, makina del nga rruga dhe merr flakë, katër të plagosur

Aksident në aksin Berat-Dimal, makina del nga rruga dhe merr flakë,

Aksident në aksin nacional Berat-Dimal, afër fshatit Moravë. 

Mjeti Mercedes doli nga rruga, dhe për pasojë përfundoi në kanal, ku më pas ka marrë flakë. Katër shtetasit që ndodheshin në makinë janë nxjerrë jashtë pa lëndime të rënda nga banorët e zonës dhe janë transportuar ne spital.

Në vendngjarje forca të shumta policie dhe zjarrfikësish që kanë rrethuar perimetrin dhe po shuajnë flakët e mjeti që është me gaz.