AKTUALITET, 17 Tetor 2023, 18:35

Aksident me dy të lënduar në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec

Aksident me dy të lënduar në aksin rrugor Qafë

Një aksident ka ndodhur të hënën në afërsi të fshatit Pojskë. Një mjet është përplasur kokë me kokë me një fugon i cili transporte nxënës, që për fatin e mirë nuk ka pasur pasoja të rënda.

Njeri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar çka dhe ka sjellë përplasjen edhe për shkak të lagështisë në rrugë.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit ndërkohë dy të lënduarit po marrin ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Pogradecit.