AKTUALITET, 8 Qershor 2022, 09:27

24 kg drogë dhe 16 mijë euro në apartament, kapen dy vëllezër shqiptarë në Selanik, njëri qëllon më armë brenda pallatit

24 kg drogë dhe 16 mijë euro në apartament, kapen dy

Sasi të mëdha droge janë gjetur në shtëpinë e një shqiptari në Selanik.

Sipas policisë helene në shtëpinë e shqiptarit janë gjetur 23 kilogramë kanabis, 1.2 kilogramë kokainë dhe një sasi prej 16 mijë eurosh.

Mësohet se në momentit që policia ka shkuar në apartamentin e shqiptarit, ky fundit ka tentuar të arratiset.

32-vjeçari me origjinë shqiptare ka qëlluar me armë zjarri në, në mënyrë që të shpëtojë nga prangat e policisë.

Megjithatë pas një ndjekjeje nga policia e Selanikut, shqiptari është arrestuat në Dherven.

Protothema.gr raporton se në momentin kur policia hyri në apartamentin e shqiptarit në banesë ndodheshin 2 fëmijët e tij 6 dhe 13 vjeç dhe një tjetër i mitur 17 vjeç.

Ndërkohë në pranga ka rënë dhe vëllai i shqiptarit, një 29-vjeçar, i cili mendohet se ka gisht në trafikimin e lëndëve narkotike që u gjetën në shtëpinë e 32-vjeçarit.

Gjithashtu mësohet se bashkëshortja e 32-vjeçarit ndodhet në spital për të lindur.

Ndaj emigrantëve shqiptarë është ngritur një pasi për posedim droge , armëmbajtje pa leje, drejtim të rrezikshëm dhe dëmtim të pasurisë së huaj.