TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin 'A Show' në Syri Tv se aksionet e një prej kompanive të inceneratorëve në vendin tonë janë shitur javët e fundit.
Hoxha theksoi se sipas burimeve të tij, këto aksione janë shitur në Zvicër ndërsa shtoi se po përpiqet të gjejë edhe informacione të tjera.
"Di që aksionet e një nga kompanive të inceneratorëve janë shitur javët e fundit. Di që shitja është bërë në Zvicër. Zakonisht autoritetet e huaja hetojnë çështje që kanë të bëjnë me ato territore.
Ka patur ngjarje që mua s'më ka ftuar asnjeri në studio. Tre muaj kam qenë për inceneratorët pushim. Kam pasur një betejë me Veliajn dhe Ramën në dhjetor.
Këtë tha ai, kryebashkiaku, këta tha janë gjobaxhinj, këta i kanë blerë. Unë s'kisha asnjë portal, asgjë.
Isha me duar në xhepa. I bëra reporterët e kronikës të dilnin me fytyrë. U detyruam të dilnim që mos të na censuronin.”-tha Hoxha.