TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se një përqindje e vogël e bimësisë në Sazan është djegur.
Në një lidhje telefonike për emisionin "Open" në "News24" Peleshi tha se po bëhet kaq e madhe çështja, duke shtuar se nuk është djegur e gjithë Shqipëria.
Sipas Peleshi, edhe sikur të ishin katër helikopterët në Shqipëri, ata s’do të bënin dot punë për fikjen e zjarrit.
“Ata fikin zjarret se shtrojnë çështjet. Është një përqindje e vogël e Sazanit që është djegur, nuk është djegur gjithë Shqipëria. Ju thoni se ministri duhej të ndërpriste takimin jashtë.. të lutem tani. Nuk është çështje e një helikopteri. Një helikopter që do të ngrihej, s’do të bënte punë. Ai që u ngrit sot ishte avion Canadair, 50 milionë euro. se kemi mundësinë që të bëjmë një të tillë.”, tha Peleshi.