TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në festimin e jubileut të Platinit të Elizabeta II e Britanisë së Madhe.
Meta shprehet se është i nderuar të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë dhe unike të përvjetorit të shtatëdhjetë të ngjitjes së Madhërisë së saj në fronin mbretëror.
Postimi i Metës
I nderuar të isha sot në festimin e jubileut të Platinit të Madhërisë së saj Elizabeta II e Britanisë së Madhe.
Në këtë ngjarje të veçantë dhe unike të përvjetorit të shtatëdhjetë të ngjitjes së Madhërisë së saj në fronin mbretëror, bashkohem me gëzimin dhe festimet e popullin britanik, të Commonwealth dhe më gjerë që e konsiderojnë Mbretëreshën dhe familjen mbretërore si element thelbësor të historisë dhe të traditës si dhe festimet e këtij jubileu unik si mënyra më e denjë e shprehjes së patriotizmit dhe krenarisë kombëtare.

