AKTUALITET, 7 Maj 2020, 18:33

Aksident te ‘Xhamlliku’, makina përplas çiftin me motor, detajet e para

Aksident te ‘Xhamlliku’, makina përplas çiftin me motor,

Një makinë ka përplasur një motor në të cilin udhëtonte një çift pasditen e sotme në zonën e quajtur te Xhamlliku. Burimet nga policia bëjnë me dije se pasagjerja në motor ka përfunduar në spital për shkak të plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Xhamllik”, një mjet me drejtues shtetasin P.M., është përplasur me një mjet motorr pa targë, me drejtues shtetasin A.L, ku për pasojë është lënduar pasagjerja në motorr shtetasja M.L, rreth 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.