TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë të Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut pas kaosit në seancën ku u miratua me 85 vota pro reforma territoriale.
Dy deputetët demokratë, gjatë momentit të votimit qëlluan me vezë e shishe uji në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Sipas kërkesës së mazhorancës, ndaj dy deputetëve kërkohet masa e përjashtimit për 60 ditë nga aktivitetet e Parlamentit.
Nisma vjen pas përplasjeve dhe debateve të zhvilluara në Kuvend gjatë seancës për miratimin e Reformës Territoriale, e cila u shoqërua me tensione mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Në disa momente, deputetët demokratë kanë hedhur vezë dhe ujë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deputetes, Belinda Balluku.
Kërkesa e Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetëve demokratë pritet të shqyrtohet nga Sekretariati i Etikës.





