TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijon të mbahet në Hagë seanca statusore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesve të UÇK, të akuzuar për krime lufte.
David Hooper, avokati i Hashim Thaçit e konsideroi absurd që gjykimi të ndodhë në qershor të vitit të ardhshëm, duke u shprehur se kjo mund të ndodh pas një viti dhe jo më 2021-shin.
Ai u shpreh se Prokuroria ka kryer hetime të gjata mbi pesë vjet, dhe se ka vepruar në periudhën para Covid-it, ndërkohë që tani bota po jeton me pandeminë dhe na duhen 18 muaj që të nisim gjykimin.
“Propozimi që ky gjykim të filloj në qershor është absurd. Jo vitin e ardhshëm, ndoshta një vit më pas. Këto vlerësime të përafërta janë diskutuar me kolegë të tjerë.
Sa i përket aktakuzës, kur ke përpara një aktakuzë që është e redaktuar, ku nuk jepet dita ose data, kjo nuk është adekuatë. Redaktimi duhet të jetë në një shkallë më të vogël.
Këto janë mjaft detyra të rëndësishme që kryhen nga oficerë përgjegjës dhe si rezultat kemi një defekt të madh sa i përket përshtatshmërisë”, tha avokati Hooper.