AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 18:38

Aksident i rëndë me makinë, ndërron jetë përgatitësi atletik i skuadrës italiane

Aksident i rëndë me makinë, ndërron jetë

Një lajm tragjik ka goditur sot futbollin italian, duke qenë se përgatitësi atletik i Krotones, Serxho Maskeroni ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti me makinë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Komo, aty ku trajneri nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e klubit italian në rrjete sociale, ndërkohë që edhe vetë presidenti i Krotones ka folur në lidhje me këtë aksident. Ai e ka konsideruar të pabesueshme atë çka ka ndodhur, duke shtuar se dhimbja është e madhe për klubin dhe familjen.

“Nuk mund ta besoj këtë që ka ndodhur. Nuk kam fjalë pasi ndjej shumë dhimbje dhe trishtim. Në një situatë të tillë, e gjithë mbështetja jonë shkon për familjen e Serxhos”, u shpreh presidenti i Krotones, Xhani Vrena.