AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 18:24

Senatori amerikan ndal fushatën për President, shtrohet me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks

Senatori amerikan ndal fushatën për President, shtrohet me

Senatori i njohur amerikan Bernie Sanders, i cili është dhe një nga kandidatët demorkat në garën për Presidet ka ndalur fushatën. Sipas mediave vendase mësohet se ai u shtrua në spital me dhimbje gjoksi.

Gjendja e tij është e rëndë pasi mësohet se mjekët i vendosën dy unaza në një arterie të bllokuar, njoftoi të mërkurën fushata e tij.

“Senatori Sanders po bisedon me njerëzit dhe është në humor,” tha këshilltari i fushatës së tij Jeff Weaver në një deklaratë për mediat

Ndërkohë më tëj ai ka shtuar se Sanders do të pushojë gjatë ditëve të ardhshme. “Ne po anulojmë takimet e planifikuara deri në një njoftim të mëtejshëm, dhe do të vazhdojmë të bëjmë përditësimet e nevojshme,” tha ai.

Senatori 78-vjeçar i Vermontit, nisi të ndjejë shtrëngime në gjoks gjatë një takimi fushate në Las Vegas të Nevadës. Ai është një ndër kandidatët kryesorë demokratë për zgjedhjet presidenciale të 2020s.