TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën 30 persona, mes tyre edhe fëmijë, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti me autobus në Stamboll, raportojnë mediat turke.
Sipas TRT Haber, shoferi humbi kontrollin e mjetit për shkak të rrugës së rrëshqitshme. Autobusi fillimisht u përplas me një automjet dhe më pas doli nga trajektorja, duke goditur një shtyllë të sinjalistikës rrugore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat u dhanë ndihmën e parë të plagosurve dhe i transportuan ata në spital për trajtim mjekësor. Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Deri më tani nuk raportohet për viktima.