AKTUALITET, 4 Tetor 2021, 20:02

Krimi i dyfishtë në Elbasan/ Rëndohet bilanci, humb jetën dhe i plagosuri në Elbasan (Emrat)

Krimi i dyfishtë në Elbasan/ Rëndohet bilanci, humb jetën

Ka shkuar në dy numri i viktimave pas atentatit në Elbasan. Viktima kanë mbetur Lulzim Bitri dhe Adrian Çollaku.

Mendohet se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar, pasi viktimat janë qëlluar nga një distancë e afërt.

Raportohet se dy viktimat janë me precedentë të mëparshëm penal.

Policia ndërkohë ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po merr në pyetje dëshmitarët okularë për të mësuar rrugën që kanë ndjekur autorët pas krimit.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.