AKTUALITET, 4 Tetor 2021, 14:49

Shpërthen bombula e gazit dhe shkrumbon banesën në Mirditë, digjet brenda një person (Emri)

Shpërthen bombula e gazit dhe shkrumbon banesën në Mirditë,

Një zjarr ka rënë këtë mesditë në një banesë në fshatin Reps të Mirditës, me pasojë vdekjen e një personi.

Banesa e shkrumbuar totalisht nga flakët.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit zjarrfikës, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.