AKTUALITET, 4 Tetor 2021, 19:58

Itali/ 23-vjeçari shqiptar i dehur sulmon gjashtë makina me shufër hekuri, pendohet dhe dorëzohet në polici

Itali/ 23-vjeçari shqiptar i dehur sulmon gjashtë makina me

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi sulmoi me shufra hekuri gjashtë makina të parkuara

Ngjarja ka ndodhur në komunën Caravaggio, ku i riu pasi dëmtoi xhamat e makinave u largua. Banorë të zonës të shqetësuar nga zhurma kanë dalë dhe më pas kanë njoftuar policinë.

Dy ekipe të policisë u vunë në ndjekje të shqiptarit, i cili pas arrestimit pavarësisht se ishte i dehur pranoi ngjarjen. Policia njoftoi drejtuesit e mjeteve të dëmtuara të cilët bënë një kallëzim, ndërsa i riu shqiptar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.

~tpz.al~