TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi një zjarr përfshiu banesën e tij në Mirditë.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:40 në fshatin Reps, teksa shtëpia u përfshi nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi. Mësohet se viktima, Nikoll Prendi, 65-vjeç është vëllai i ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.
Zjarri dyshohet se ka nisur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Banesa u shkrumbua totalisht nga flakët.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.