AKTUALITET, 4 Tetor 2021, 21:51

Curri: Politikanët e shohin veten si pronarë të vendeve që drejtojnë

Curri: Politikanët e shohin veten si pronarë të vendeve që

“Politikanët e shohin veten si pronarë të vendeve që drejtojnë”. Kështu tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV analisti Arjan Curri teksa fliste për skandalin Pandora Papers.

Siç u shpreh ai politikanët nuk e mendojnë rrogën si burimin e vetëm të të ardhurave, por ndihen si administratorë të buxhetit të shtetit.

“Politikanët në përgjithësi nuk e mendojnë rrogën si burimin e vetëm të të ardhurave ata ndihen si administrator të buxhetit të shtetit. Ata e mendojnë shtetin si kompani private për 4 apo 8 vite dhe të gjithë të tjerët nuk janë gjë tjetër veçse nënkontraktorë dhe pasuritë e tyre i kanë në emra të besuar.

Këto janë lojëra të ligjshme që këto vetë i kanë krijuar. Shqiptarët nuk i kanë paratë nëpër banka se nuk janë kaq naivë. Politikanët e shohin veten si pronarë të vendeve që drejtojnë”, tha Curri.