AKTUALITET, 5 Dhjetor 2018, 22:59

‘’Më mirë takoj një serb se Thaçin’’, deklarata e fortë e Berishës

‘’Më mirë takoj një serb se

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar përsëri presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për ‘korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë’, të hedhur në tavolinë prej disa muajsh.

Berisha ka vlerësuar në emisionin ‘Pressing’, në televizionin T7, se plani i Thaçit për kufijtë parasheh ndarjen e Kosovës, gjë të cilën nuk e pranon asnjë shqiptar.

Ai ka thënë po ashtu se Thaçi po ndjek planet e Serbisë për Kosovën.

‘Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ide. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush. Luftëtarët e vërtetë janë kundër Hashim Thaçit’, ka theksuar Berisha.

Ish-kryeministri shqiptar ka deklaruar në T7 se më përpara do të takonte një serb, sesa Thaçin.