AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 09:48

VIDEO/ Basha-Ramës: Premtove 300 mijë vende pune, përzure më shumë se 300 mijë shqiptarë

VIDEO/ Basha-Ramës: Premtove 300 mijë vende pune, përzure më


Lideri demokrat Lulzim Basha ka thënë se Rama u premtoi shqiptarëve 300 mijë vende pune, por përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë.

Në një postim në Facebook, Basha shprehet se: Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.

Kreu i demokratëve bën thirrje për të larguar qeverinë e Ramës, pasi sipas tij vetëm kështu do të krijohen mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.

Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës.

Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk