TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Pakujdesia jonë po përpin male, fusha e shtëpi.”
Me këtë apel, Kisha Katolike ka ngritur zërin për situatën e rëndë të zjarreve në Pukë, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjshmëri dhe kujdes ndaj mjedisit.
Përmes Atë Mario Tarantino, Administrator i Dioqezës së Sapës, Kisha ka përcjellë lutje për banorët dhe të gjithë ata që po përballen me flakët, ndërsa apelon për ndërgjegjësim për dëmet që mund t’i shkaktohen natyrës nga pakujdesia njerëzore.
Zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore në Pukë, duke rrezikuar edhe zona të banuara, ndërsa forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e vatrave.
Kisha Katolike shpreh solidaritet me banorët e prekur dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, në mënyrë që të shmangen dëme të tjera ndaj mjedisit dhe jetës së njerëzve.