AKTUALITET, 9 Mars 2020, 14:38

Zarfi i dyshimtë, policia gjen kokainë, pranga për shqiptarin 25-vjeçar

Zarfi i dyshimtë, policia gjen kokainë, pranga për shqiptarin

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, mbrëmjen e djeshme.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 25-vjeçar u arrestua nga Carabinieri i Tenenza di Cattolica, duke i dhënë një zarf të dyshimtë një djali tjetër.

Në këtë moment policia u hodh në veprim për të arrestuar të dy personat, por mundi të arrestojë vetëm shqiptarin.

Nga kontrolli personal që ushtroi policia arriti të gjejë pesë doza kokainë. Mandej nga kontrolli i ushtruar në shtëpinë ku rrinte shqiptari u gjet i gjithë materiali i nevojshëm që përdorej për paketimin e ilaçit dhe 1900 euro.

Ditën e sotme pritet që shqiptarit t’i komunikohet masa e sigurisë.