TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar deklaratat e eurodeputetëve që vizituan Shqipërinë.
Lubonja tha se sipas tyre, Shqipëria ka bërë hapa para, por kjo nuk është e vërtetë sepse ndodhemi pranë autokracisë. Në këndvështrimin e Lubonjës, opozita është ajo që duhet të vlerësojë këtë momënt historik për vendin, jo vetëm për të ndërtuar një shtet të se drejtës por edhe që shqiptarët të emancipohen ndaj ndërkombëtarokracisë.
Ky është një moment i rëndësishëm në jetën e vendit. Jemi në një udhëkryq, ose do ti hapim rrugën një regjimi autocrat dhe opozita do dalë jashtë loje, ose opozita mund të kthejë shpresën për të ndërtuar një qeverisje që i shërben njerëzve.
Bashkë me këtë moment, do të ishte dëshira ime, që shqiptarët të emancipohen edhe ndaj ndërkombëtarokracisë.
Politikanët shquptarë, kanë gjetur gjithmonë legjitimitetin tek të huajtë, fillimisht Bashkimi Sovjetik, Kina, pastaj SHBA.
Edhe opozita duhet të kuptojë se ka përpara një mission historik. A është në nivel opozita nuk e di, por kjo është e para gjë që them si njeri që di dicka nga historia e Shqipërise dhe kam ndjekur këtë kalvarin e ndërkombëtarëve theksoi Lubonja.
Konflikti që duhet të kemi me ndërkombëtarët që erdhën është kjo, ata thonë jeni afër duke u integruar, por mos bëni këtë se prish negociatat.
Unë mendoj senuk kemi bërë fare hapa para, por po shkojmë drejt një autokracie, në formën më abuzive që kemi parë.
Po qe se këta do ishin objektivë dhe nuk do kishin interesa të tjera, që nga interesat korruptive deri tek ato gjeopolitike, ata duhet të thoshin se kjo është një situatë që nuk duhet pranuar Shqipëria u shpreh Fatos Lubonja.
/TPZ.AL/