AKTUALITET, 4 Shtator 2019, 23:33

Raporti i OSBE/ Berisha: Zgjedhjet e drogës në koshin e plehrave

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon lidhur me raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR lidhur me votimet monopartiake të 30 qershorit.

Teksa raporti në fjalë i jep grushtin final mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, sipas Berishës, ky raport hodhi në koshin e plehrave zgjedhjet e drogës.

“Në kosh të plehrave zgjedhjet e drogës”, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa publikon edhe një fotomontazh, ku shfaqet kryeministri Edi Rama mes plantacioneve me kanabis.