AKTUALITET, 7 Gusht 2020, 10:58

Vrāsja e Khashoggi, Princi i Arabisë Saudite kërkon ēkzekutimin e ish-zyrtarit të inteligjencës

Vrāsja e Khashoggi, Princi i Arabisë Saudite kërkon ēkzekutimin e


Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman është akuzuar për dërgimin e një skuadre në Kanada për të vrārë një ish zyrtar të inteligjencës saudite.

Saad al-Jabri ishte planifikuar të ekzekutohej menjëherë pas vrāsjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në SHBA.

Jabri, një veteran i qeverisë së Arabisë Saudite, qëndroi në internim për tre vite. Ai ka qenë në mbrojtjen e truprojave privatë në Toronto.

Sipas dokumenteve gjyqësore, komploti dështoi pasi agjentët e kufirit kanadezë arritën të identifikonin vrāsësit ndërsa u përpoqën të hyjnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar Pearson të Torontos.

Jabri, 61 vjeç, shërbeu si “urë lidhëse” mes MI6 (Shërbimi i Inteligjencës Sekrete) të Britanisë së Madhe dhe agjencive të tjera spiune në Arabinë Saudite.