AKTUALITET, 7 Mars 2020, 20:03

Vllaznia-Tirana/ Meta zbret në fushën e lojës, Pallati i Sportit në Shkodër e mirëpret në kor: Rama ik! (VIDEO)

Vllaznia-Tirana/ Meta zbret në fushën e lojës, Pallati i Sportit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë i pranishëm sot në Shkodër, ku ka ndjekur derbin e Shqipërisë, Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj. Kreu i shtetit është shfaqur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të shijuar emocionet e ndeshjes së vlefshme për kampionatin shqiptar të basketbollit, i shoqëruar edhe nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj.Voltana Ademi. Presidenti Meta është surprizuar nga prania e madhe e sportdashësve në këtë sfidë, diçka jo e zakontë për një ndeshje të kampionatit të basketbolit. Para fillimit të takimit, në një atmosferë vërtetë të ngrohtë, Meta ka zbritur në parket duke takuar lojarët e të dyja skuadrave si edhe stafet drejtuese, duke i uruar sukses. Ndërkaq, gjatë gjithë kohës në pallatin e sportit të Shkodrës janë dëgjuar thirrjet “Rama ik!” siç e tregon edhe kjo video e shpërndarë në internet.

Vllaznia-Tirana/ Meta zbret në fushën e lojës, Pallati i Sportit në Shkodër e mirëpret në kor: Rama ik!

Posted by Të Paekspozuarit - TPZ.AL on Saturday, March 7, 2020