AKTUALITET, 7 Mars 2020, 17:38

"Të parët për azilkërkues në BE ", Paloka publikon videon: Kriza tek ne e ka emrin Edi Rama

"Të parët për azilkërkues në BE ", Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka publikuar një video ku tregohet se Shqipëria hyn në top dhjetëshen e vendeve që kërkojnë azil.

Sipas videos në fjalë, kjo gjë është e konfirmuar nga raporti vjetor për vitin 2019 për situatën e azilit në Bashkimin Europian.

“Shqipëria nuk është në luftë si Siria, nuk është në përplasje civile si Venezuela, nuk ka konflikte si Afganistani apo Iraku, por rezulton e para për azilkërkues në Bashkimin Europian. Kriza tek ne e ka emrin Edi Rama. Krahasimet në video nuk u lënë shumë vend fjalëve,”- shkruan Paloka krahas videos që tregon se për 10.000 banorë, 59 shqiptarë kërkojnë azil.

https://www.facebook.com/100008639860309/videos/2355642951400344/