AKTUALITET, 7 Mars 2020, 17:27

Konfirmohen 42 raste të tjera me koronavirus në Britani, rritet në 206 numri total i të infektuarve

Konfirmohen 42 raste të tjera me koronavirus në Britani, rritet

Dyzet e dy raste të tjera të koronavirusit janë konfirmuar në Britani duke rritur numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 206.

Deri më tani në Britani, dy pacientë që kishin rezultuar pozitiv me koronavirus kanë vdekur, tha Ministria e Shëndetësisë dhe agjensia e Shëndetit Publik në Angli, raporton Dailymail.

Një mikrobiolog ekspert paralajmëroi se shpërthimi vdekjeprurës i koronavirusit mund të arrijë kulmin në Pashkë dhe të zgjasë për gjashtë muaj, ku me miliona njerëz mund të infektohen.