AKTUALITET, 9 Dhjetor 2018, 11:44

(VIDEO) Studentët largojnë me dhunë pedagogun: Jo politikë, duan të na përçajnë

(VIDEO) Studentët largojnë me dhunë pedagogun: Jo politikë,

Një incident ka ndodhur gjatë protestës së studentëve ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit.

Kur pedagogu Jani Marka mori fjalën, studentët nuk e lejuan dhe e larguan pasi sipas tyre, ai është pjesë e një lëvizje dhe ka qëndrim politik.

“Po tentojnë të na përçajnë. Nuk e dimë kush është personi që tenton të flasë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona. Kaq duam” – tha një student.

Studentët shprehen se pedagogu është pjesë e ‘Lëvizjes për Universitetin’ të cilën ata e konsiderojnë si lëvizje politike.

“Je përfaqësues i Lëvizjes komuniste. Larg politika. Nuk duam përçarës në protestë” – shprehen studentët në kor.

[video width="720" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/12/video.mp4"][/video]