TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit ku sërish është terreni i vështirë dhe intensiteti i flakëve ai që vështirëson operacionin ku janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë. Ndërkohë dy avionë 'Air Tractor' të Forcës Ajrore po punojnë për shuarjen e flakeve.
"Në Drenie, Bashkia Patos, 2 avionë Air Tractor janë angazhuar nga ajri në mbështetje të forcave operacionale që po punojnë nga toka, pas riaktivizimit të një vatre zjarri në thellësi të masivit pyjor.
Operacioni vijon me ndërhyrje të koordinuar nga toka dhe ajri për izolimin dhe neutralizimin e plotë të vatrës", in formon Ministria e Mbrojtjes.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) bëri të ditur se për shuarjen e flakëve po ndërhyhet nga ajri me dy avionë “Air Tractor”, ndërsa nga toka janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) dhe 15 forca bashkiake.
Operacioni tokësor po zhvillohet me vështirësi për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit.
Forcat operacionale të angazhuara në terren vijojnë punën për normalizimin e situatës dhe vënien nën kontroll të plotë të vatrës.
Zjarri në Zidoll të Krujës që rrezikoi depot e eksplozivit dhe qytetin antik ilir të 'Albanopolis-it, është shuar pas ndërhyrjes me dy helikopterë dhe forcave zjarrfikëse nga toka. Nuk ka më vatra as në Abaze, vendin nga ku nisën flakët.
Vijon zjarri në Priskë të Madhe, por pa rrezik për banesat. E njëjta situatë përsëritet në malin e Nemërçkës në Përmet ku zjarri ka rënë në një zonë të lartë pranë kufirit me Greqinë.
Nën monitorim mbetet zona e Dajtit.
Mëngjesin e kësaj të marte, kurora e gjelbër e Pukës u rrezikuar nga flakët. Dyshohet se zjarri, për të cilën ndërhynë banorët dhe zjarrfikësit, mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Ndërkohë janë shuar vatrat në Cikallesh, Vilëz, Kallmet të Vogël dhe Goraj–Budishë. Për operacionet në këto 24 orë janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, 158 efektivë të Forcave të Armatosura, 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.
