TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë shuar plotësisht zjarret që prej ditësh kanë përfshirë disa zona në Krujë, pas një beteje të gjatë të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të angazhuara në terren.
Ndërhyrja nga toka dhe ajri ka vijuar edhe gjatë orëve të natës, ndërsa me zbardhjen e ditës janë kryer kontrolle të vazhdueshme për të eliminuar çdo vatër të mbetur.
Pas përpjekjeve intensive, zjarret janë neutralizuar dhe situata në zonat e prekura paraqitet e qetë. Megjithatë, ekipet në terren vijojnë monitorimin.
Edhe vatra e zjarrit në kurorën e gjelbër të qytetit të Pukës është shuar plotësisht falë punë intensive të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura dhe emergjencave sicvile. Në ndihmë të tyre erdhën edhe banorët e lagjes Laçaj, pasi flakët rrezikonin të përhapeshin më tej.
Aktualisht situata në zonë paraqitet e normalizuar dhe nuk raportohet më rrezik për përhapjen e flakëve, ndërsa autoritetet dyshojnë për një rast zjarrvënie. Në lidhje me këtë, policia ka ngritur një grup hetimor për dokumentimin e ngjarjes, përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e autorëve, nëse konfirmohet se zjarri është vënë qëllimisht.