AKTUALITET, 16 Korrik 2021, 11:53

VIDEO/ ‘Qen bir qeni…’dalin pamjet e sulmit ndaj gjyqtarit në Vlorë

VIDEO/ ‘Qen bir qeni…’dalin pamjet e sulmit ndaj gjyqtarit


Janë bërë publike pamjet e sulmit ndaj gjyqtarit Arqile Basho në Vlorë. Syri TV ka siguruar pamjet e momentit kur vëllezërit Myslimi ndjekin nga pas gjyqtarin ne korridorin e gjykatës.

Tre vëllezërit Myslym Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe Elmaz Myslimi 64 vjeç kanë hedhur akuza në drejtim të këtij gjykatësi se po i grabit pronën. Pasi ai ka dhënë vendimin, i kanë shkuar nga pas në ambientet e gjykatës, e kanë tërhequr nga uniforma ku i kanë kërkuar shpjegime mbi vendimin, të cilin e kanë konsideruar të padrejtë.

“Sa lekë ke marrë, qen bir qeni”, dëgjohet të thonë vëllezërit në video.

Sipas vëllezërve, tashmë të arrestuar nga Policia, ky gjyqtar prej 8 vitesh jep vendimin kundër tyre për pronësinë e një shtëpie. Bëhet fjalë për një shtëpi, që është marrë nga një firmë ndërtimi për t’u bërë pallat. Firma i ka shitur apartamentin 2 pronarëve njëherësh dhe sipas vëllezërve Myslimi ky gjyqtar po favorizon pronarin e dytë.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2021/07/YdNVhJEauwoWSjDCpMhu_16_eb9e5984679fef8040a4e3866e8f15cb_video_360p_converted.mp4"][/video]

Mbi tre vëllezërit e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, edhe pse ato e kanë mohuar duke thënë se thjeshtë e kanë ndalur për t’i kërkuar shpjegime mbi motivet e vendimit.