AKTUALITET, 16 Korrik 2021, 10:57

Shkon në 93 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani, policia: Mund të ketë më shumë


Ka shkuar në 93 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani. Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e vërshimit të ujit të madh në zonën e Rheinland-Pfalz dhe Nordrhein-Westfalen deri më tani kanë humbur jetën 93 persona dhe mbi 1300 të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Sipas përditësimit të fundit mësohet se 43 viktima janë konfirmuar në Nordrhein-Westfalen dhe të paktën 50 në Rheinland-Pfalz.

Ndërkaq një zëdhënës i policisë në Koblenz, ka theksuar se frika është se numri i viktimave do të rritet akoma më shumë.

Ndërkohë vërshimi i ujit ka marrë gjithçka që i ka dalë para duke shkatërruar dhe shembur disa ndërtesa në dy zonat ku situata deri më tani është alarmante.