TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kohët e fundit zjarret janë tashmë një problem thuajse në mbarë vendin, duke ngritur alarmin te popullata.
Banorët denoncojnë me video, sesi zjarri ka përfshirë një pjesë të mirë të pyjeve në një fshat të Lurës, në Vlashe.
Sipas banorit Ferit Mena, zjarri është përhapur me shpejtësi dhe tashmë janë në rrezik banesat që ndodhen aty.
Zjarret kanë sjellë dëme të shumta në fshatin Vlashe, që është edhe fshat antik, ku janë djegur disa banesa.
“Lutem personalisht kryeministrit! I dashur Edi, është një nga fshatrat e Lures, ku ishit verën e kaluar. Të lutem shpërndaje këtë video tek ERTV që ta shohin ata të emergjencave…ka që paradite kjo histori. Eshtë djegur pylli poshtë fshatit dhe tani kaneë filluar shtepitë…2 deri tani.”, shprehet ai.
Gjithçka shihet qartë në videon e mëposhtme.