TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Greta Gjoci, e dënuar në kuadër të dosjes së call center-ave, është liruar nga qelia dhe tashmë është kthyer në banesë së bashku me foshnjën e saj.
GJKKO ka vendosur të mos e ekzekutojë masën e dënimit ndaj saj për një vit.
Avokati i Gjocit, Jurgen Boçi, është shprehur se sot ka thyer bojkotin, pasi bëhet fjalë për një rast familjar.
Gjoci ishte pjesë e grupit të personave të dënuar për veprimtarinë e call center-ave me 6.8 vite burg, ndërsa rasti i saj tërhoqi vëmendjen edhe për faktin se ajo u dërgua në qeli së bashku me fëmijën e saj të vogël.
Për shkak të situatës së pazakontë, nëna me foshnjën është vizituar gjatë ditës së djeshme edhe nga Avokati i Popullit.
Kujtojmë se Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi më 5 tetor dënimet e dhëna për 16 të pandehurit, pjesë e grupit për mashtrime me call center. Grupi dyshohet se mashtronin qytetarët europianë.
Në total, anëtarët e grupit janë dënuar me mbi 110 vite burgim. Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup kriminal”. Nëna 33-vjeçare me foshnjën ishte pjesë e grupimit.