TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur marrëveshjen e vendeve të G7 për përdorimin e menjëhershëm të rezervave strategjike të naftës, në rast nevoje, duke shprehur lehtësim për vendimin e grupit.
“Ne mirëpresim vendimin e vendeve të G7-tës për të mos vendosur ndalime të eksporteve ndaj vendeve aleate, si dhe solidaritetin e vazhdueshëm mes partnerëve”, shkroi Von der Leyen sot në platformën X.
Në fund të shtatorit, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se po shqyrtonte mundësinë e ndalimit të eksporteve të naftës, një masë që do të prekte edhe vendet evropiane.
Në reagimin e saj, Von der Leyen theksoi rëndësinë e koordinimit ndërkombëtar për garantimin e furnizimit me energji.
“Ne mbështesim nxjerrjen e koordinuar të rezervave të karburanteve, në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA)”, tha Von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Evropian nënvizoi gjithashtu se konsumatorët duhet të kenë akses në energji me kosto të përballueshme.
Ajo theksoi se qytetarët kanë nevojë dhe meritojnë energji me çmime të përballueshme.
“Si G7, ne do të koordinohemi ngushtë për të arritur këtë qëllim”, shtoi ajo.
G7 përbëhet nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, SHBA-ja, Japonia, Italia dhe Kanadaja. Franca mban aktualisht presidencën e grupit.