AKTUALITET, 1 November 2026, 14:32

Ushqimet me TVSH 6 %, ndikimi te xhepat e qytetarëve, problem ende mallrat nga importi

Ushqimet me TVSH 6 %, ndikimi te xhepat e qytetarëve, problem ende mallrat

Ilmi Xhaja sapo ka bërë pazaret e ditës duke u furnizuar me ushqime e fruta-perimet. Në çantat e tij ka marr pak gjëra, aq sa mund t’i nevojiten për vaktet kryesore.

Lajmi për uljen e TVSH-së së ushqimeve të shportës nga 20% në 6% nuk e gëzon, pasi sipas tij çmimet do jenë të njëjtat për konsumatorët.

Shitësit thonë se çmimet nuk janë të fryra në këtë periudhë, teksa besojnë se ulja e TVSH-së do të ndikojë për fruta-perimet që vijnë nga importi.

 

Lista 54 ushqime që do të kenë reduktim të TVSH-së ende nuk ka dal, por konsumatorët e kanë patur të nevojshme këtë paketë fiskale.

Ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore të shportës pritet t'i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 150 milionë euro në të ardhura