TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme do të zhvillohet homazhet për nder të mjeshtrit të valles popullore shqiptare, Besim Zekthi.
Mësohet se homazhet do të zhvillohen në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 11:00 deri në orën 12:45, ku miq, të afërm dhe dashamirës do t’i japin lamtumirën e fundit.
Besim Zekthi është i njohur nga të gjithë, pasi ka dhënë një kontribut të madh si kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve. Gjatë karrierës së tij ai mori edhe dy titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.
Mjeshtri i valles popullore, Besim Zekthi u nda nga jeta ditën e djeshme. Teatri i Operas dhe i Baletit njoftoi për vdekjen e Zekthi, i cili ka marrë dhe titullin nderi i kombit.
Artisti i njohur humbi jetën në moshën 84-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.