AKTUALITET, 28 Qershor 2020, 19:23

Gjendet një trup i pajetë në breg të lumit Shkumbin, detajet e para

Gjendet një trup i pajetë në breg të lumit Shkumbin, detajet

Një burrë rreth 50-vjeç është gjetur i pajetë në breg të lumit Shkumbin, në fshatin Shushicë, Elbasan.

Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Shushicë, Elbasan, në breg të lumit Shkumbin, është gjetur pa shenja jete një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe iderifikimin e kufomës.