AKTUALITET, 28 Qershor 2020, 20:47

Shpërndanin kokāinë, arrēstohen dy shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arrēstuar dy shqiptarë në Rimini, nën akuzën e kryerjes së veprës penale trafikimi i drōgës.

Pas një sërë hetimesh policia arrēstoi një 20-vjeçar dhe 31-vjeçarin, persona të njohur për policinë, falë përfshirjes së tyre në aktivitetet e trajtimit të drōgës. Ata u prangosën ndërsa po shisnin nga një dozë kokāinë, siç raportojne mediat vendase.

Në kontrollin që autoritetet ushtruan në shtëpinë e tyre u gjetën dhe sekuestruan 57 doza kokāinë, që ishin të paketuara dhe të gatshme për t’u shitur gjatë fundjavës.

Karabinierët kanë konstatuar se të dy tregtarët e drōgës tashmë kishin filluar shitjen e drōgës, menjëherë pas daljes nga karantina dhe kishin arritur të mblidhnin 4900 euro brenda disa ditësh.