TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa javë pas martesës me DJ-në francez Ben Attal, modelja Tylane Blondeau ka publikuar pamje nga festa e saj e beqarisë, e organizuar në një resort luksoz në jug të Francës.
Blondeau, e cilësuar shpesh si “vajza më e bukur në botë”, kaloi disa ditë me shoqet e saj në një hotel me pesë yje dhe spa, i vendosur në një zonë vreshtash.
Modelja 25-vjeçare zgjodhi veshje të bardha gjatë festimeve, ndërsa të ftuarat u pajisën me veshje të personalizuara dhe dhurata nga marka luksoze Dior. Dhoma e saj ishte dekoruar me tullumbace rozë me emrin e saj. Në fotot e publikuara në Instagram, shoqet e saj shfaqen me maska me fytyrën e bashkëshortit të saj, ndërsa Blondeau pozon me një rrobë ku shkruhej “Mirë se vini në klubin e nusërisë së Tilan”.
Programi i festës përfshinte aktivitete krijuese, relaks në pishinën e hotelit dhe momente të dedikuara vetëm për shoqërinë. Modelja e ka shoqëruar postimin me përshkrimin: “Beqare, dita e parë”.

