LIFESTYLE, 10 Korrik 2026, 14:14

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta

Një lajm i bukur ka ardhur për familjen mbretërore shqiptare. Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali. Sipas informacioneve, vogëlushi ka lindur mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 05:30, dhe është pagëzuar me emrin Aleksandër.

Lajmi vjen vetëm pak muaj pasi çifti kurorëzoi dashurinë me martesë në një ceremoni private të zhvilluar në muajin mars.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa tani kanë nisur një kapitull të ri në jetën e tyre me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Aleksandër. Kujtojmë se Princ Leka ka një vajzë, Geraldinën, nga martesa e tij e parë me Elia Zaharia.