LIFESTYLE, 23 Korrik 2021, 12:44

U la në burg pas arrestimit në lokalin në Prishtinë, Fjolla Morina bëhet nostalgjike, publikon foto nga pushimet

U la në burg pas arrestimit në lokalin në Prishtinë, Fjolla


Pak ditë më parë, Fjolla Morina u arrestua me kërkesë të Prokurorisë shqiptare në një lokal në Kosovë, pasi u shpall në kërkim nën akuzën “Trafikim i armëve dhe municionit”.

Ndërsa të mërkurën, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendimin ndaj saj, duke e lënë 40 ditë prapa hekurave.

Por , Fjolla Morina ka “befasuar” ndjekësit në rrjetet sociale pasi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram u publikua një foto e këngëtares gjatë periudhës që ka qenë me pushime, duke i bërë lëmsh të gjithë.

Ajo shihet në një pishinë e veshur me bodysuit ngjyrë blu duke mbajtur në krah vajzën e saj të vogël, Alayah.

Nuk dihet nëse fotografia është publikuar nga këngëtarja në qelitë e paraburgimit, apo llogaria e saj në Instagram menaxhohet nga persona të tjerë që kanë publikuar edhe imazhin.

Megjithatë foto është fshirë shumë shpejt nga rrjeti social./Panorama Plus/

[gallery ids="548184,548185,548186,548187,548188,548189,548190,548191,548192,548193"]