TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë njohur gjatë një interviste televizive që moderatorja i bëri artistit të njohur. Ishte pikërisht ky takim që ndezi shkëndijat mes tyre, pasi çifti nuk njiheshin më parë.
Këngëtari vinte nga Parisi në Shqipëri për punë dhe Dojna Memës iu la detyrë për ta intervistuar.
Moderatorja rrëfeu se ditën kur i ra telefoni nga eprorët e saj ishte pushim ndaj e “shau një çikë me vete” Vlashent Satën.
Megjithatë pas kësaj interviste shumë gjëra ndryshuan në jetën e tyre.
“Jemi njohur në punë. Shkova tek Dojna për intervistë. E dija që ishte pianiste dhe doja të bëja diçka me piano nëpërmjet muzikës. Ishte diçka që na lidhte. Dojna me sytë e saj më pa e njohur ngela. Duke komunikuar gjatë intervistës, aty ka qenë një mrekulli e vërtetë”, tregoi Vlashent Sata, i ftuar në “’A Show’.
Ndërsa moderatorja tregoi përballjen e tyre të parë. Ajo u shpreh se kur e takoi “ishte sikur e kishte njohur gjithë jetën”.
“Mendoj se Vlashenti është shumë i vështirë për tu marrë vesh në intervistë. Ka një lloj forme që duhet ti gjesh kodin e komunikimit. Një intervistë që unë shihja nuk ngjante me tjetrën dhe nuk arrija dot ta inkuadroja kollaj para se ta njihja. Më duhet të shtoj se e kisha ditë pushimi. Imagjino të jesh pushim dhe të bjerë telefoni e të thonë duhet të intervistosh patjetër Vlashent Satën, se ka ardhur nga Parisi. E shava një çikë. S’mund të them në televizion sesi e shava. Por me vete. Kur e takova kuptova atë shprehjen: Të takosh një person që të duket sikur e ke jetuar”, tha Dojna Mema.
Por çifti nuk dolën menjëherë në takim pas intervistës. Vlashent Sata u shpreh se pas intervistës njerëzit e ngacmonin për mënyrën sesi e shikon njëri-tjetrin në studio dhe kiminë mes tyre, megjithatë nuk e kishte vënë re pasi e kishte mendjen tek puna.
“Kur bëmë intervistën të gjithë më shkruanin, e po sikur pak si shumë i entuziazmuar. Ajo sikur të shikonte pak. Dhe unë që thosha “jo”. E kisha mendjen punën, punë, punë të bëja intervistat e të kthehesha në Paris”- u shpreh ai, teksa shtoi: “Jam me fat që kam Dojnën në krah. Për një periudhë 2 vjeçare kemi jetuar në distancë dhe për të thënë të vërteten, nuk e kam jetuar kurrë si distancë. Dojna ka energji dhe kur komunikojmë çdo gjë është kaq e gjallë dhe se kam ndjerë kurrë.
Dojna Mema dhe artisti treguan se dëshirojnë të bëjnë një dasmë, por kur të vijë momenti i duhur.
“Ndodh që bën plane. Kur takon një person dhe çdo gjë të është dukur kot, aty thua do jetë gjëja më e bukur. Kur Dojna gëzon është momenti më i lumtur për mua. Do bëhet ti të ketë dëshirë ajo. Jam e sigurt që do ketë që do kenë vlerë për ne. do bëhet patjetër, por se di a do të jetë formale se s’kemi plan ta bëjmë pasnesër, ndoshta disa ditë më mbrapa. Gjëja më e bukur është kur njeriu gjendet në këtë lloj forme jete, të tjerat janë formalitet që e zbukurojnë. Kur nuk janë formalitet, ia vlen për tu bërë”, u shpreh Vlashent Sata./Panorama Plus/
[gallery ids="547802,547803,547804,547805,547806,547807,547808,547809,547810"]