AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 19:03

U infektua në ceremoninë mortore të së ëmës, rëndohet gjendja e 73-vjeçares nga Elbasani

U infektua në ceremoninë mortore të së ëmës,

Një 73-vjeçare nga Elbasani, e infektuar me Covid-19 rreth një javë më parë, është përkeqësuar dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë.

Ajo ka shfaqur probleme me frymëmarrjen në orët e pasdites së sotme.

Ajo ishte infektuar gjatë ceremonisë mortore të nënës së saj, e cila ndërroi jetën në moshën 98-vjeçare.

Sot u shënua edhe dita me numrin më të lartë të infeksioneve në vendin tonë, me 82 të infektuar në total, ndërkohë që u raportua edhe një humbje jete e një 68-vjeçari nga qyteti i Krujës