AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 19:16

Rudina Hajdari del e nevrikosur nga mbledhja e Këshillit Politik: Aty po flitet vetëm për tendera!

Rudina Hajdari del e nevrikosur nga mbledhja e Këshillit Politik: Aty po

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, ka dalë e revoltuar nga mbledhja e ditës së sotme dhe në një deklaratë për mediat është shprehur se ajo e ka lënë tryezën.

Sipas Hajdarit, përfaqësuesit politik të mazhorancës dhe opozitës, po diskutojnë për tenderin dhe kompaninë që do të mundësojë identifikimin biometrik të votuesve, për më shumë se dy orë.

Hajdari tha se në tryezë refuzojnë të diskutojnë ndryshimin e sistemin zgjedhor dhe se çështja thelbësore është identifikimi biometrik.

"Mbledhja nuk ka përfunduar akoma, por kemi gati dy orë që shpenzojmë për tenderin e identifikimit biometrik. Nuk kam ardhur të merrem me tendera, por për të përfaqësuar atë frymë, për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Është e pamunduar për të folur këtu për këtë gjë. Është e trishtë të ulen dhe të flasin për gjëra që nuk kanë rëndësi. Unë u largova nga ky takim dhe për të shpenzuar kohën time me qytetarët. Nuk mund të vazhdojmë të flasim për gjëra që skanë rëndësi për qytetarët. Nëse do vazhdojmë me këtë metodë, po i mbyllim derën cdo njeriu që ka besim në reformën zgjedhore”, tha Hajdari.